Gjoshi: Sot u konfirmua se Kurti është palaço politik, më shumë ka folur kundër aleatëve se sa ka punuar për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi: Sot u konfirmua se Kurti është palaço politik, më shumë ka folur kundër aleatëve se sa ka punuar për qytetarët

    Insajderi
    26 March 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Betimi Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me mashtrimin e komedianëve në të cilin ka rënë kryeministri Albin Kurti, duke thënë se sot është konfirmuar se Kurti është ‘‘një palaço politik’’.

    Në reagimin e tij, Gjoshi ka theksuar se kjo s’është për të qeshur, duke shtuar se Kurti e sheh veten si lider vizionar porse nuk dallon një thirrje tallëse.

    Ai ka deklaruar edhe se Kosova meriton ma mirë.

    Postimi:

    Nëse dikush kishte ende dyshime se Albin Kurti është një palaço politik, sot mori konfirmimin më të madh: një Kryeministër që bie pre e dy komedianëve rusë, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë!

    Dhe çfarë bën ai në këtë “takim të rëndësishëm”? Shanë opozitën, sulmon mediat dhe nënçmon administratën amerikane!

    Në fakt, kjo nuk është më as për të qeshur. Kemi një Kryeministër që e shet veten si lider vizionar, por nuk arrin as të dallojë një thirrje tallëse nga një bisedë zyrtare. Një “burrë shteti” që më shumë ka folur fshehurazi kundër aleatëve sesa ka punuar për qytetarët e Kosovës.

    E vetmja pikëpyetje në këtë episod tragjikomik mbetet kjo: cili ishte më palaço – komedianët apo Kryeministri? Kosova meriton ma mirë! 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark