×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë në bjeshkë, ndalohet qytetari nga Juniku- I sekuestrohen disa armë

    Insajderi
    09 May 2024 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Junik për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.

    I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri në bjeshkë.

    Ai dërgohet në mbajtje.

    Njoftimi i plotë:

    ·         Junik / 08.05.2024 – 16:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark