Gjuajtja me armë të Rruga B, intervistohet një i dyshuar- lihet në liri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë të Rruga B, intervistohet një i dyshuar- lihet në liri

    Insajderi
    18 May 2025 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh që në gjuajtjen me armë që ndodhi ditë më parë, hetuesia ka një pistë.

    Të premtën, më 16 maj, siç merr vesh Insajderi, ata kanë intervistuar qytetarin Shkëlqim Kastrati.

    FOTO/Shkelqim Kastrati

    Sipas burimeve të Insajderit brenda Prokurorisë, hetuesit nuk kanë arritur që në intervistën e parë të bëjnë përtej dyshimeve lidhjen e provave në terren me të dyshuarin.

    Të njëjtit i është konfiskuar një motoçkletë deri tash, që dyshohet se ishte në vendin e ngjarjes.

    Gjatë intervistimit, i njjëti është pyetur edhe për incidentin pasues, ku dy persona me kallashnikov shihen duke gjuajtur në disa automjete.

    Hetuesit për këtë rast, Shkëlqim Kastratin e kanë pyetur për një të dyshuar tjetër. I dyshuari tjetër është Faton Shala.

    Insajderi merr vesh që hetuesit e kanë intervistuar Shkëlqim Kastratin nën dyshimin se ka shtënë në drejtim të Faton Shalës.

    FOTO/ Faton Shala


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark