×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjuajtje me armë mes policisë dhe tre personave në Malishevë

    Insajderi
    03 May 2023 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka raportuar se kanë pranuar informata për një vjedhje në Mirushë të Malishevës.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të përsonave, kanë takuar tre prej tyre, dhe pas urdhërit nga policia që të ndalojnë, njëri prej tyre në afërsi prej 15 metrash ka shtënë me armë në drejtim të policisë.

    Zyrtarët policorë janë kundërpërgjigjur duke shtënë me armë në drejtim të tyre.

    Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe nuk raportohet për të lënduar.

    Për rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të jetë nën hetime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark