Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion ndaj drejtuesit të komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha, duke hedhur ngjyrë të kuqe ndaj makinës së tij.
Aksioni është zhvilluar gjatë kohës sa Meha në fakt ishte duke qarkulluar me veturën e tij afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
“Makina e Murat Mehës, sot u gjuajt me ngjyrë të kuqe. Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.
“Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur”.
Murat Meha është akuzuar nga partitë opozitare se ka bërë shkelje të mëdha në përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi./Insajderi.com
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153437069212000/