Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit po udhëheq në votimet në Mal të Zi. Sipas Exit-Pollit të parë, partia properëndimore po udhëheq ndaj koalicionit prorus, raporton Reuters.
Votimi në Mal të Zi ka përfunduar në orën 20:00. Raportohet se kanë votuar rreth 70 për qind e malazezëve nga rreth 529 mijë votues.