Hulumtimet e reja kanë treguar që përgjigjja jonë ndaj infeksioneve ndryshon gjatë gjithë ditës, dhe çka është më e rëndësishmja – që prishja e gjumit mund të lërë sistemin tonë imunitar të komprometuar.
Në janar, përpara se dikush prej nesh t’i kushtonte vëmendje të madhe Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në ShBA sponsorizoi një takim të madh ndërkombëtar për këtë temë, duke nënvizuar përdorimin e mundshëm klinik të gjumit në rregullimin e imunitetit tonë.
Sistemi imunitar është mbrojtja e trupit kundër infeksioneve, duke na siguruar shtresa të shumta mbrojtjeje.
Pengesa e parë është lëkura, e cila është e përbërë nga qeliza të mbushura fort që normalisht parandalojnë viruset ose bakteret që hyjnë në trup. Shtresa më e lartë e lëkurës përbëhet nga qeliza të ngordhura që formojnë një pengesë të dendur fizike për t’i rezistuar çdo pushtimi.
Por bakteret dhe viruset mund të mbesin të gjalla në lëkurë dhe mund të transferohen në zona më pak të mbrojtura – siç janë sytë, hundët dhe mushkëritë.
Nga ekspertët është vërtetuar se gjumi dhe çrregullimi i tij është i lidhur me shëndetin e dobët mendor dhe fizik – dhe kjo është gjithashtu e vërtetë për sistemin imunitar.
Një studim nga Universiteti i Chicagos në 2002 studioi dy grupe njerëzish të cilët ishin të imunizuar kundër virusit të gripit duke mbajtur dy orare të ndryshme të gjumit.
Grupi i cili lejohej të flinte vetëm katër orë në natë kur iu kishte më pak se gjysmën e nivelit të antitrupave mbrojtës ndaj virusit të gripit sesa grupi që flinin zakonisht 7,5 deri 8,5 orë.