×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq reagon ndaj deklaratave të Ramës

    Insajderi
    03 June 2016 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se” Serbia dënon fuqishëm pretendimet territoriale, të cilat i paraqiti në  Prishtinë kryeministri  Shqipërisë Edi Rama”

    Ai në  në një konferencë shtypi  shtoi se shefi i qeverisë shqiptare me “këto pretendime në territorin tonë, ka fyer popullin serb”.

    “Në vend të uljes së tensioneve, ai ka ngritur tensionet në rajon.  Do të ishte shumë më e dobishme nëse Rama dhe kolegët e tij të dërgonin mesazh të pajtimit, dëshirën për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon, ashtu siç bën Serbia”.

    Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kreut të ekzekutivit shqiptar i cili gjatë mbledhjes së sotme të dy Qeverive që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ndër të tjera tha se “ëndrra e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës e Shqipërisë do të bëhet realitet përmes anëtarësimit në Bashkimin Europian”, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

    Rama edhe më parë kishte thënë diçka të ngjashme që kishte shkaktuar të njejtat reagime në Serbi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark