Insajderi
Lajme

Gjuriq reagon pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Insajderi
30 November 2024 - 09:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuriq reagon pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas sulmit te fundit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Ai e ka përshkruar këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe infrastrukturës jetike të rajonit.

“Ibër-Lepenci është një rrugë ujore jetike për prodhimin e energjisë elektrike, bujqësinë, furnizimin me ujë të pijshëm dhe mirëqenien e përgjithshme të komuniteteve për të cilat ai shërben”, tha diplomati serb dhe shtoi se “sulme të tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe vetëm sa shtojnë tensionet në një kohë kur përpjekjet duhet të përqendrohen në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Gjuriq deklaroi se Serbia është e gatshme të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve të kanalit Ibër-Lepencit.

Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe transparent për të identifikuar përgjegjësit e këtij akti sabotimi.

Në përfundim të deklaratës së tij, Gjuriq apeloi për qetësi dhe përkushtim ndaj dialogut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të shmangur eskalimin e mëtejshëm të situatës.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark