Gjuriq: Serbia është pronare e kodit telefonik për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Serbia është pronare e kodit telefonik për Kosovën

    Insajderi
    19 November 2016 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën.

    “Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë Gjuriq për RTS.

    “Ata kanë përdorur numrat +377 dhe +386, të Monakos dhe Sllovenisë, por tani do të përdoret një numër që është i regjistruar në Serbi. Dhe në qoftë se nuk e respektojnë marrëveshjen mund ta revokojmë. Ne kemi ata numra, ne japim atë në përdorim për një zonë gjeografike”.

    Gjuriq theksoi se kjo marrëveshje ka rritur vlerën e Telekomit të Serbisë, sepse tani është operatori i cili punon në të gjithë territorin e Serbisë – dhe siç e nënkupton Gjuriq territorin e Serbisë, i bie edhe brenda Kosovës, njofton Klan Kosova.

    Emisari serb për Kosovën është lëvduar edhe se tani Telekomi i Serbisë do të ketë qasje edhe në pjesën e Malit të Sharrit madje, dhe vende të tjera nëpër Kosovë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark