Gjuriq për televizionin serb Pink ka deklaruar se “Rada Trajkoviq dhe të tjerët nuk janë në gjendje t’i kundërshtojnë urdhrat nga jashtë, gjegjësisht të bashkësisë ndërkombëtare, urdhri i të cilëve është i qartë, e kjo është që të bëhet gjithë çfarë është e mundur vetëm që Listës Serbe, gjegjësisht përfaqësuesve të shtetit të Serbisë t’i këputen krahët, në mënyrë që të shkëputen lidhjet me Serbinë”, ka thënë Gjuriq.
Ai thotë se serbët i bëjnë thirrje shqiptarëve të votojnë për ta, “edhe pse e dinë se asnjë shqiptar këtë kurrë nuk do ta bënte”.
Gjuriq pretendon se “pas zgjedhjeve do të shohim se edhe nëpër hapësira ku nuk ka asnjë serb, do të ketë vota për serbët të cilët janë kundër shtetit të Serbisë, edhe atë duke i përdorur votat e pavlefshme”, duke shtuar se “shqiptarët janë të bashkuar kur duhet të bëhet presion ndaj serbëve, si edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, dhe nuk është e rastësishme se e kanë cak Listën Serbe. Ata kanë për qëllim të sjellin serbët të cilët do të thonë se e njohin pavarësinë e Kosovës”./Insajderi.com.