Insajderi
Lajme

Gjuriqi takon Borrellin, ankohet për situatën e serbëve në Kosovë

Insajderi
21 June 2024 - 21:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuriqi takon Borrellin, ankohet për situatën e serbëve në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Gjuriqi, ka thënë se Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Kosovën nën patronazhin e BE-së, ndërsa ka pretenduar se siguria e serbëve në Kosovë është duke u kërcënuar

“Në këtë moment është e nevojshme, para së gjithash, të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe pa vonesa të mëtejshme të zbatohen të gjitha detyrimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani” në kuadër të dialogut në Bruksel, ka thënë Gjuriqi.

Duke vazhduar temën e Kosovës, ai tha se situata atje “është jashtëzakonisht e vështirë”, teksa shtoi se “serbët po vuajnë presion të padurueshëm si rezultat i kulmimit të veprimeve afatgjata dhe sistematike të njëanshme të autoriteteve” në Kosovë, shkruan MPJ-ja serbe.

Gjuriqi tha se Serbia i kushton shumë vëmendje përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, duke theksuar se “ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është me interes kyç për Serbinë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark