Gjykata Komerciale e Kosovës – Dhomat e Shkallës së Dytë ka aprovuar propozimin për përsëritjen e procedurës, të paraqitur nga “Tahiri Partners” Sh.P.K.
Sipas aktvendimit të datës 31 dhjetor 2025, gjykata ka vendosur që të anulojë aktvendimin e mëparshëm, si dhe që lënda të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje pranë Dhomave të Shkallës së Dytë.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 10 tetor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit Ahmet Tahiri duke e ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.
Pas vendimit të Gjykatës për aprovim të ankesës, Tahiri tha se ky ktvendim është veç një hap afër vendimit përfundimtar.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. Ky aktvendim është veç një hap afër vendimit përfundimtar që pa dyshim do të jetë në shërbim të së vërtetës”, tha avokati Tahri.
Tahiri akuzohet se përfitoi kundërligjshëm 309 mijë e 542 euro nga kompensimi i ndarë nga ministria për të dëmtuarin Xhabir Kajtazi, të cilin po e përfaqësonte në një procedurë të rritjes së vlerës së shpronësimit.