Insajderi
Lajme

Gjykata cakton një muaj paraburgim për Morinën, dyshohet për krime lufte

Insajderi
14 August 2025 - 13:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata cakton një muaj paraburgim për Morinën, dyshohet për krime lufte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, ka dal sot sot para gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas informacioneve të Insajderit, Morina po jetonte në Serbi. Ai ishte me profesion taksist.

Morina është arrestuar ditën e martë dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark