×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit ia ndërron orarin mësimor për një ditë shkollave në Drenas

    Insajderi
    27 October 2016 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pa marrë parasysh se cili ka qenë orari i mësimit, ditën e enjte, në shkollat fillore të Drenasit është mësuar një gjë: lufta e UÇK-së.

    Dënimi i grupit “Drenica II” nga Gjykata e Apelit e që prekë figura të rëndësishme politike dhe ish-ushtarake të UÇK-së, ka bërë që drejtoria e Arsimit në Komunën  e Drenasit të marrë një vendim të tillë.

    “Sot ne do të flasim për vlerat e ‘Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë’”, ishin fjalët më të cilat kanë filluar orën mësimore shumica e mësuesve në shkollat e komunës së Drenasit.

    Iniciativën për këtë e kanë marrë të gjithë drejtorët e shkollave në Drenas duke marrë edhe vendimin e Drejtorit të Arsimit në Drenas, Sadik Tahiraj, raporton Klan Kosova.

    Kjo pasi që  Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica II”.

    Përveç mësimdhënësve për luftën e UÇK-së kanë folur edhe nxënësit të cilët kanë rrëfyer njohurit e tyre për luftën. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark