×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Hagës vendos për Vojslav Sheshelj në fund të muajit

    Insajderi
    29 February 2016 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Hagës më 31 mars  do të shpall vendimin, për liderin e Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshelj, të akuzuar për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në 1991-1993.

    Gjykata ka thënë se autoritetet e Serbisë urdhëruan të “marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar praninë e të pandehurit gjatë  shpalljes e  vendimin”.

    Beogradi i është dhënë një afat deri më 15 mars për të raportuar në Tribunalin për vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e kësaj detyre, raportojnë mediat në Beograd, transmeton Klan Kosova.

    Ai  u dorëzua vullnetarisht më 24 mars të vitit 2003,  dhe në nëntor të vitit 2014 u lirua përkohësisht deri në vendimin e fundit./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark