Insajderi
Lajme

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu, caktohet data

Insajderi
14 April 2026 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu, caktohet data
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta më datë 23 prill.

Meta ka bërë kërkesë për lirimin nga burgu dhe është drejtuar disa herë me kërkesë Shkallës së parë dhe të dytë të gjyqësorit, por që i janë rrëzuar.

Sipas mbrojtjes së Ilir Metës, rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim.

Rekusi i Metës do të shqyrtohet nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genta Shala. Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark