Insajderi
Lajme

Gjykata hedh poshtë një pjesë të aktakuzës ndaj Nagip Krasniqit, veprat e tjera ri-kualifikohen

Insajderi
28 April 2025 - 14:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata hedh poshtë një pjesë të aktakuzës ndaj Nagip Krasniqit, veprat e tjera ri-kualifikohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Kurse, për pikat tjera të aktakuzës janë ri-kualifikuar veprat penale në një vepër penale në vazhdim “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark