Gjykata i ka vendosur Hidajet Bytyqit disa kushte, të cilat nuk duhen të përsëritjen në 12 muaj e ardhshëm që prej lëshimit të vendimit.
“Me kërkesë të së miturës, Sh.Bytyqi gjykata ka lejuar urdhër për mbrojtje ndaj saj, me të cilin Hidajet Tahir Bytyqi, kryesi i dhunës, i ndalohet të: ushtrojë çfardo dhune fizike, psiçike, nënçmime dhe kërc fizike ndaj palës së mbrojjtur Sh.Bytyqi”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Pas përfundimit të seancës, ushtruesi i dhunës, Hidajet Bytyqi nga Gjermania, thotë për Klan Kosovën se ka pasur marrëdhënie të mira me mbesën e tij, që para pak ditësh e pësoj dhunshëm nga ai.
“Unë e kam dashur më së shumti prej krejt fëmijëve mbesën, por ndoshta kur e do dikë aq shumë, pasta edhe idhnohet aq shumë”, thotë Hidajet Bytyqi.
Ai thotë se ndihet fajtor, vetëm për faktin se nuk ka mundur të kontrollojë vetveten në ato momente. /Insajderi.com