Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.
Në vendimin e Gjykatës, të publikuar pak më parë, thuhet se Ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese mund ta gjeni këtu.