Insajderi
Insajderi

Gjykata Kushtetuese merr një vendim për “seancën e grushteve”

Insajderi
01 August 2023 - 17:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata Kushtetuese merr një vendim për “seancën e grushteve”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme për vendimet e miratuara në seancën e Kuvendit më 13 korrik, kur edhe ndodhi rrahja ndërmjet deputetëve.

“Parashtruesit e kërkesës nuk kanë paraqitur ndonjë dëshmi ose arsyetim se pse pezullimi i efektit të të gjitha vendimeve të Kuvendit të miratuara në seancën e 13 korrikut i kontribuon evitimit të rreziqeve apo dëmeve të pariparueshme dhe për pasojë, interesit publik”, thuhet në vlerësimin e Kushtetueses për kërkesën e PDK-së për pezullimin e vendimeve të seancës së 13 korrikut, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në dritën e parimit të sigurisë juridike, si vlerë thelbësore e sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues të Kosovës, Gjykata ka vendosur të refuzojë kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj aktit të kontestuar në fjalë, duke theksuar që, një vendimmarrje e tille nuk paragjykon në asnjë mënyrë vlerësimin e Gjykatës lidhur me kërkesën bazë, përkatësisht për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar”.

Kushtetuesja në të njëjtën ditë e vlerësoi si kundërkushtetuese shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së nga ana e pushtetit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark