Gjykata merr vendim për 19 vjeçarin që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Ferizaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata merr vendim për 19 vjeçarin që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Ferizaj

    Insajderi
    22 November 2022 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 12 vjeçare është dhunuar në Ferizaj, derisa nëna e saj e kishte raportuar si të zhdukur, mesnatën e të hënës. Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Kundër të pandehurit . D.S. është caktuar masa paraburgit në kohëzgjatje prej një muaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

    “Ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Lidhur me rastin kishte njoftuar edhe Policia të cilët kanë gjetur viktimën ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili është 19 vjeçar.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

    “Referuar pyetjeve tuaja për rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ndaj të njëjtit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. I dyshuari në këtë rast është 19 vjeçar”, tha Vjosa Baftiu për Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark