Gjykata merr vendim për agjentin e BIA-s, dënohet me pesë vite burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për agjentin e BIA-s, dënohet me pesë vite burgim

    Insajderi
    05 June 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me pesë vite burgim Aleksander Vlajiq, ish-policin, për veprën penale të spiunazhit.

    Përveç dënimit me burg, agjenti i BIA-s u dënua edhe me një mijë euro gjobë. Vendimi u mor pas pranimit të fajësisë nga ana e Vlajiq, me të cilin Prokuroria Speciale arriti marrëveshje për fajësim.

    Vlajiq ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar pas informacioneve që kanë qenë rrugë operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    Ky është dënimi i parë i dhënë nga gjykatat e Kosovës për veprën penale të spiunazhit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark