Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim për Istref Mavrajn që dyshohet se dhunoi mbesën e tij 15 vjeçare, në fshatin Vrellë të Istogut.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi.
Policia bëri të ditur dje se rasti ka ndodhur në shtator të vitit 2021.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik.
Policia ka bere te ditur dje gjate ditës se 39 vjeçari ndodhet në spital për shkak të një operimi teksa policia po e ruan tek dera.
“Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raport.