Një gjykatë në Katar e ka dënuar një grua holandeze me gjobë dhe ka kërkuar dënimin e saj, pasi që ajo ka raportuar një dhunim. Por, gjykata e ka dënuar atë për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore.
Avokati i 22-vjeçares ka thënë se klientja e saj është zgjuar në një dhomë hoteli me një të panjohur, duke kuptuar kështu se është dhunuar, njofton BBC.
Por, personi i cili ajo pretendon se ka dhunuar atë, ka thënë se marrëdhënia ka qenë me aprovimin e saj.
Por, ai është dënuar me 100 goditje ma kamxhik për marrëdhënie me të panjohur.
Gjykata ka thënë se ajo do të depërtohet nga vendi kur gjoba prej afër 1 mijë dollarëve të jetë paguar.
Por, Ambasada e Holandës në Katar ka thënë se do të bëjë çmos që ta largojë qytetaren e vet nga Katari./Insajderi.com