Gjykata Speciale është gati – Holanda ratifikon marrëveshjen me Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale është gati – Holanda ratifikon marrëveshjen me Kosovën

    Insajderi
    01 December 2016 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatën Speciale.

    Bazuar në një komunikatë në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017″.

    “Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark