Gjykata Speciale njofton se të dënuarit Januzi, Bahtijari dhe Shala kryen zhdëmtimin e viktimës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale njofton se të dënuarit Januzi, Bahtijari dhe Shala kryen zhdëmtimin e viktimës

    Insajderi
    20 February 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ka njoftuar se pas vendimit të Trupit Gjykues në çështjen “Januzi dhe të tjerët”, Viktimës 1 i është paguar zhdëmtimi në vlerë prej 500 euro brenda afatit të caktuar kohor.

    Në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës është miratuar marrëveshja për pranimin e fajësisë të arritur midis ZPS-së dhe tre të akuzuarve.

    Januzi, Bahtijari dhe Shala pranuan fajësinë për akuzën për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe akuzën për frikësim gjatë procedurës penale.

    “Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi. Konkretisht, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari – me udhëzim të Haxhi Shalës – kontaktuan personin në shtëpinë e tij, përkatësisht më 5 dhe 12 prill 2023”.

    “Në bazë të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë, Trupi Gjykues shqiptoi gjithashtu dënime kundër z. Shala, z. Januzi dhe z. Bahtijari si vijon: Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim; Sabit Januzi u dënua me 2 vjet burgim; Bahtijari u dënua me 2 vjet burgim”.

    “Të akuzuarit u pajtuan gjithashtu që të paguajnë shumën prej gjithsej 500 euro si zhdëmtim viktimës së pranuar për pjesëmarrje në proces”, thuhet në njoftimin e Speciales.

    Ndërsa për akuzën e tretë, atë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, ZPS-ja e tërhoqi më 17 dhjetor 2024, në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark