Insajderi
Lajme

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Insajderi
01 October 2026 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion.

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo gjykatë e cila më 16 shtatordënoikatër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë.

Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar.

Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

“Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark