Gjykata Speciale s’e përfill festën e 28 nëntorit – sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale s’e përfill festën e 28 nëntorit – sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Insajderi
    28 November 2023 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në festën e 28 nëntorit, ditës së flamurit kombëtar, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalës.

    Sipas njoftimit të ZPS-së, seanca ndaj Shalës pritet të nisë në ora 09:30 dhe të përfundojë në 16:00.

    Kujtojmë se Shala akuzohet për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe për vrasje të paligjshme.

    Sipas pretendimeve të ZPS-së, krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që dyshohet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark