Insajderi
Lajme

Gjykata Supreme e Speciales refuzon kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim me kusht

Insajderi
02 January 2026 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata Supreme e Speciales refuzon kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim me kusht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Supreme, pjesë e Dhomave të Specializuara në Hagë, ia ka refuzuar Jakup Krasniqit lirimin me kusht.

Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.

“Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark