Insajderi
Lajme

“Gjykatë morale” në vend të qeverisjes – Haxhiu zbardh prapaskenat e Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun

Insajderi
23 April 2026 - 22:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gjykatë morale” në vend të qeverisjes – Haxhiu zbardh prapaskenat e Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Albin Kurti nuk po flet më për qeverisje e Qeverinë, por për turpin dhe fajtorin.

Haxhiu tha se Kurti po e ndërton një narracion sikur të ishte “gjykatë morale”.

Ai shtoi se edhe në takim me Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, Kurti u ka thënë se Kosovës i duhet një president që nuk di të hipë në avion dhe të takohet me shoqatën e zjarrfikësve.

“Në shumicën e rasteve, Kurti nuk po flet as për qeverisje, as për Qeveri; ai po flet për turpin dhe fajtorin. Ai po ndërton një gjykatë morale në politikë dhe nuk po bën analizë politike. Në publik, debati është zhvendosur vetëm te çfarë është e vërtetë dhe kush është fajtor”, tha ai në emisionin “Pressing” të Televizioni T7.

“Ai thoshte se presidenti duhet të ishte i pranueshëm dhe të propozohej nga opozita, dhe asnjëherë nuk e kërkonte një president që i përshtatej atij. Me pak fjalë, ai thotë se nevojitet një president që të takohet me zjarrfikësit. Ai ka folur edhe me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun për një president që nuk di të hipë në avion dhe të takohet me zjarrfikësit”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark