×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykatësja e ashpër me dëshmitarin: Po jep përgjigje të ndryshme nga pyetja që po të bëhet

    Insajderi
    01 May 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mappie Veldt-Folia, gjykatësja në çështjen ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i ka thënë dëshmitarit numër dhjetë të përgjigjet konkretisht në pyetjet e prokurorisë, e jo të jap përgjigje të tjera.

    Gjykatësja e ka pyetur dëshmitarin nëse ka ndonjë problem me përkthimin, pasi që sipas saj, dëshmitari i cili është deklaruar si pjesëtar i UÇK-së, nuk po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar për ambientet dhe organizimin e një burgu të improvizuar.

    “Ti jep një përgjigje të ndryshme nga pyetja që të bëhet. Kështu që, mundohu të jepni përgjigje në pyetjen që ju bëhet. Ju lutem, dëgjoni me kujdes pyetjen dhe jepni përgjigje në pyetje”, tha Veldt-Folia.

    Kujtojmë se Pjetër Shala po akuzohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti.

    Gjatë javë së kaluar, Mbrojtja e Pjetër Shalës e ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark