×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykimi për kanosjen e Dimal Bashës, i akuzuari në Gjermani e deputeti në Moldavi

    Insajderi
    18 March 2024 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka dështuar të mbahet seanca në mungesë të të akuzuarit Bajram Isufi, në rastin ku i njëjti akuzohet se përmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

    Gjithashtu, në seancë mungoi edhe i dëmtuari, deputeti Basha, i cili paraprakisht kishte njoftuar Gjykatën se gjendet në udhëtim zyrtar në Moldavi.

    Në seancë, i pranishëm ishte mbrojtësi i Isufit, avokati Shemdi Bunjaku i cili njoftoi se është arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë dhe se për seancën e sotme, i akuzuari nuk ka qenë i njoftuar.

    Po ashtu, edhe prokurorja Elza Bajrami pohoi se është arritur marrëveshje për pranim të fajësisë dhe se i akuzuari edhe gjatë fazë se arritjes se marrëveshjes ka njoftuar se gjendet në Gjermani.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2024, thuhet se i akuzuari Bajram Isufi me banim në Gjermani, përmes rrjetit social “Facebook” e ka kanosur seriozisht deputetin Dimal Basha në lidhje me punën dhe pozitën e tij, duke i shkruar mesazh në Facebook me fjalët “te kqyrum kujna po i shkon e kujt jo o p** n*! Plumba për tradhëtar të kombit ka me pas gjithë dhe ko me pas! Perhajr ju koft tash edhe rune prapani dhe familjen se tash e tutje s’dihet se ku ka me ju kersit!”.

    Po ashtu, thuhet se i ka shkruar edhe mesazh tjetër me fjalët: “mos ha fort se bombën në gojë ta shtijn gjinja, i vonshëm je ti”. Këto mesazhe, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar frikë dhe ankth deputetit Basha.

    Andaj, Isufi është ngarkuar me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimi për Drejtësi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark