×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqtarë të Gjykatës Supreme marrin pjesë në Forumin e Sarajevës

    Insajderi
    18 March 2016 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani bashkë me gjyqtarët Avdi Dinaj, Valdete Daka dhe Emine Mustafa, po marrin pjesë në Forumin rajonal për Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore që po mbahet në Sarajevë.

    Siç njofton Gjykata Supreme përmes një komunikate, në këtë konferencë po diskutohet për të drejtën për proces të rregullt ligjor, aktivitetet e Këshillit të Evropës në mbështetje të gjyqësorit të Ballkanit Perëndimor si dhe pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave.

    “Duke u fokusuar në pikat e rendit të ditës, delegacioni nga Kosova ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë duke specifikuar sfidat nëpër të cilat po kalon ky sistem si dhe duke shkëmbyer përvojat me delegacionet nga vendet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

    Ky forum do t’i vazhdoi punimet edhe gjatë ditës së nesërme./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark