Insajderi
Lajme

Gjyqtari Avdirrahman Gashi mbetet në paraburgim, Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Insajderi
24 August 2026 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjyqtari Avdirrahman Gashi mbetet në paraburgim, Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjyqtari Avdirrahman Gashi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për ndërprerjen e kësaj mase, merr vesh Gazeta Sinjali.

Gashi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët për arrestimin e tij, ndërsa më pas Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji.

Në vendimin për paraburgim, Gjykata kishte vlerësuar se ekziston rreziku që, në rast të lirimit, i dyshuari të mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke asgjësuar, fshehur, ndryshuar apo falsifikuar prova, si dhe duke ndikuar te dëshmitarët.

Mbrojtja e Gashit më pas ka kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, por kërkesa nuk është aprovuar nga Gjykata e Apelit.

Kësisoj, masa e paraburgimit ndaj gjyqtarit mbetet në fuqi, ndërsa procedurat hetimore ndaj tij janë në vazhdim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark