"Gjyshja e shkëmbeu nënën time me lopë", Edona James bën rrëfimin e vështirë për familjen e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Gjyshja e shkëmbeu nënën time me lopë”, Edona James bën rrëfimin e vështirë për familjen e saj

    Insajderi
    21 October 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa u bërë 24 orë nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James ka bërë një rrëfim për jetën familjare të saj.

    Ajo ka rrëfyer se nëna e saj e ka lindur në moshën 14 vjeçare, ndërsa gjyshja e saj e ka shkëmbyer nënën e saj me një lopë.

    Edona tha se nëna e saj është martuar në moshën 13 vjeçare, me një burrë 20 vite më të vjetër në moshë, duke e shkëmbyer me një lopë.

    Ndryshe, Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare në Gjermani.

    Ajo u bë e njohur pasi tregoi historinë e saj kur kishte bërë ndërhyrje të thellë për ndërrimin e gjinisë në moshën 23-vjeçare, ku ishte shëndërruar plotësisht në femër.

    Edona, kishte vuajtur nga një lloj i kancerit dhe kishte paralajmëruar se po jeton vitet apo muajt e fundit të jetës pasi sëmundja ishte mjaft e rëndë.

    Por në vitin 2020 ka bërë të ditur se gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë më aktive për fansat e saj.

    Më parë, ajo ka qenë pjesë e Big Brother Gjermania, ku edhe kishte dalë pas katër dite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark