Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë qershori i vitit 2016 shënoi më shumë se gjysmë milioni – gjithsej 507886 hyrje-dalje të personave, 1.52 për qind më shumë krahasuar me qershorin 2015, kur kishte 500288 hyrje-dalje.
Po ashtu, në të tre vendkalimet, në qershor 2016 hyrje-dale të automjeteve kishte gjithsej 140851 vetura, 5988 autobusë e 14261 kamionë.
Këtë verë fluksi i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar dhe përgjithësisht fluksi në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri pritet të shënojë rritje të mëtejshme në korrik e gusht krahasuar me qershorin dhe me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.
Gjatë tre muajve të verës 2015 – qershor, korrik e gusht, sic njofton televizioni publik, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave./Insajderi.com