×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Gjysmë viti në krye të MSH-së, çfarë suksesi i solli Rifat Latifi, Kosovës?

    Insajderi
    19 May 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vetëm 6 muaj që Rifat Latifi është zgjedhur ministër i Shëndetësisë por vizitat jashtë vendit i ka pasur të shumta. Sapo mori postin dy herë shkoi në tokën përtej Atlantikut. Për siç tha arsye personale. Kritikat nga qytetarët, opozita e shoqëria civile nuk munguan por u arsyetua nga kryeministri Kurti. Tha se “ka punuar online”. Për herë të parë në mënyrë zyrtare, ministri po e viziton tani Amerikën. Ka më shumë se 10 ditë që po qëndron atje. Ndonëse është nisur nën petkun e ministrit, atje Latifi më shumë po prezantohet si profesor. Kjo vërehet nga njoftimet e lëshuar nga ministria që po udhëheq.

    Përveç vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Latifi vizitoi Shqipërinë, Turqinë dhe Norvegjinë.

    Por, t’i kthehemi vizitës së fundit të ministrit në Amerikë. Çka bëri, si u prezantua e a do t’ia shoh dikush hairin kësaj vizite?

    Për vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar katër njoftime deri tani. Atë të 5 majit ku tregohet arsyeja e udhëtimit drejt SHBA-ve, ajo e 7 majit, 11 majit e 15 majit.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë krejt takimet e ministrit në SHBA- kanë, një qëllim.

    Krijimin e një koalicioni të partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen dhe rindërtimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

    “Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, do të marr pjesë nesër në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio në SHBA si Profesor vizitues i Hulumtimeve shkencore“, thuhet në njoftimin e 5 majit

    Ministri, i cili tani për tani më shumë po njihet si ministri që u kërkoi mjekëve ta mësojnë këngën “Oj Kosovë oj nana ime”, e ta duan Kosovën. Vet siç duke po e ‘do’ më shumë Amerikën qëndrimin atje është duke e vazhduar. Atje ku dikur jetonte e vepronte.

    ‘Interesant’ është fakti që Latifi përveç tjerash ka diskutuar edhe për “Sfidat e kalimit nga Kryeshefi dhe Drejtori i Departamentit të Kirurgjisë në Ministër të Shëndetësisë”.

    Në secilin prej përshkrimeve të agjendës së ministrit, Latifi më shumë flitet për atë dhe shkollimin e tij sesa Kosovën, gjegjësisht fushën e shëndetësisë.

    “Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, do të marr pjesë nesër në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio në SHBA si Profesor vizitues i Hulumtimeve shkencore, që organizohet në Kolegjin Mjekësor të Nju Jork, në Valhalla, një nga fakultetet e mjekësisë më të vjetra në SHBA (1861), tash anëtar i Toro Univeristy, një nga Universitetet më të njohura në botë”, thuhet në njoftimin e MSh të publikuar me 5 maj.

    Theks iu vihet edhe të arriturave të Latfitit.

    “Në vitin 2020, Ministri Latifi ka marre çmimin inaugural për hulumtime shkencore në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut”, thuhet në njoftim

    Gjatë qëndrimit në SHBA, Ministri Latifi vizitojë disa spitale si ai ushtarak Walter Reed, Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington si dhe Universitetin e Arizonës, e ku takoi edhe udhëheqësit e këtyre institucioneve.

    Vizita aspak në interes të shëndetësisë kosovare

    ‘Aventurat’ e ministrit Latifi nëpër botë po kritikohen ashpër nga opozita e njohës të fushës së shëndetësisë.

    Deputeti i LDK-së njëherit ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për Insajderin

    “Ministri Latifi pothuajse shumicën e kohës po qëndron jashtë shtetit në vizita aspak në interes të shëndetësisë kosovare është tregues i qartë se edhe emërimi i tij si nivel akademik është tregues i mashtrimit dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti për ti dalë zot menaxhimit të këtij sektori me rendësi vitale për qytetarët e vendit tonë”, tha Zemaj për Insajderin.

    Zemaj numëroi disa problematika që sipas tij dëshmojnë degradimin total të shëndetësisë në Kosovë.

    “1000 e më shumë punëtorë shëndetësor tash e tre muaj nuk kanë marrë pagat e tyre, bordi për trajtim jashtë spitalor i emëruar nga kjo Qeveri ka dhanë dorëheqje, nuk ka bord funksional për mbikëqyrjen e fondit për sigurime shëndetësore, mungesë enorme e barnave nga lista esenciale si dhe lista te gjata e pritjes për të marre shërbime për shkak të keqmenagjimit dhe mbikëqyrjes së dobët të kësaj Ministrie. Me një fjalë degradim total, anarki në vendimmarrje në MSH dhe SHSKUK e kjo është e patolerueshme”, u shpreh ai.

    Në anën tjetër, gazetari Bujar Vitija shprehet se shëndetësia kosovare nuk është prioritet i Qeverisë.

    Në një reagim tjetër Vitija ironizon duke thënë se ‘Latifi po mendon që është ministër i Jashtëm”.

    “Mos është tu mendu që është ministër i Jashtëm?!🤔O jo jo kallxoni dikush që i Shëndetësisë është! Ma shumë po udhëton ai se Donika Gervalla”, ka shkruar ai.

    Pavarësisht kritikave ministri po vazhdon takimet në SHBA

    Në sy po bie mënyra e prezantimit të ministrit “Dr. Rifat Latifi, kirurg i përgjithshëm dhe i traumës, përveç që është Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, është edhe kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe autor i 20 librave shkencor në fusha të ndryshme të kirurgjisë dhe Telemjekësisë“. Po, Kosova, Ministria e Shëndetësisë?

    Më 7 maj, ministri Latifi shpalosi një plan për siç thuhej transformimin e Shëndetësisë së Kosovës. Mbajti një ligjëratë. Foli edhe për sfidat për sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion. Ndërkohë, takoi edhe profesorë amerikanë.

    Mori pjesë edhe në disa darka e festime të punëtorëve shëndetësor atje.

    Më 11 maj, Ministria sërish dha disa sqarime për vizitën e tij.

    Për Kosovën sigurisht e ‘rëndësishme është se nga kush po pritet ministri’ atje.

    “Nikoqiri i Ministrit Latifi ishte Dr. Mark Bowyer, Profesor i Kirurgjisë dhe Shef i Traumës dhe Kirurgjisë Luftarake në Universitetin e Shërbimeve të Uniformuara të Shkencave Shëndetësore”.

    Edhe njoftimi i 15 majit ngjason me të mëparshmet, fokusi sërish Rifat Latifi.

    Ndërkaq, mungesa e barnave esenciale, listat e gjata të pritjes në Klinika e Spitale, dështimi për funksionalizim të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, janë vetëm disa nga gjërat për të cilat ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk ndërmori asgjë për gjashtë muaj menaxhim. Se a do t’ia sheh dikush hairin vizitave të tij mbetet të shihet, deri tani nuk është pa ndonjë ndryshim.

    /GazetaInsajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark