Gmail nuk do të funksionojë më për shfletuesit e vjetër “Chrome” - Insajderi
×
Teknologji

Gmail nuk do të funksionojë më për shfletuesit e vjetër “Chrome”

Insajderi
02 February 2017 - 13:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Google lajmëroi gjatë javës se posta elektronike Gmail do të ndalojë mbështetjen për versionet e vjetra të shfletuesit Chrome në një lëvizje e cila do të shërbejë si një arsye më tepër për përdoruesit e XP dhe Vista të largohen prej sistemeve operative.

Përdoruesit e Chrome 53 dhe versioneve më të vjetra të shfletuesit do të dërgohen në një version bazik HTML5 të Gmail duke filluar nga muajit Dhjetor.

Nga java e ardhshme ata do të paralajmërohen me një baner i cili kërkon përditësimin e shfletuesit të Google. Nga ky ndryshim preket edhe Chrome 49, versioni më i fundi i softuerit i disponueshëm në XP dhe Vista.

Ndërsa Microsoft zyrtarisht hoqi mbështetjen për XP dy vite e gjysmë më parë, Gmail dhe shfletuesit Chrome kanë vijuar të funksionojnë. Mbështetja përfundimtare për Vista Service Pack 2 përfundon më 11 Prill.

Google bëri të ditur se përdoruesit e versioneve të vjetra të shfletuesit janë edhe më të rrezikuar kjo edhe për faktin se Microsoft nuk përditëson më sistemin operativ.

Ëindoës XP akoma numëron 5% tregut sipas StatCounter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark