×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditet aktiviteti i prostitucionit nga policia, arrestohen 2 vajza në Kosovë

    Insajderi
    11 February 2023 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy vajzave, të njëjtat shtetase të Shqipërisë.

    Ato u vendosën nën pranga nën dyshimin se kanë kryer veprën “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.

    Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

    “MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION

    Fushë Kosovë 10.02.2023 – 15:00. Janë arrestuar dy femra shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark