×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Goditet banda e trafikut të drogës në Itali drejtuar nga dy vëllezër shqiptar

    Insajderi
    19 June 2023 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale e cila trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha.

    Organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Fiesole, të cilët në Toskanë kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore.

    Sipas mediave italiane anëtarët e bandës përdornin makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

    Hetimi antidrogë, i zhvilluar në pak më pak se dy muaj, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 7 personave, zbatimin e urdhër-arresteve ndaj 11 personave dhe sekuestrimin e 11 kg kokainë, 1 kg mariuhanë dhe rreth 50 mijë euro cash.

    Fundjavën e kaluar karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence. Nën sedilen e pasme të Nissan Qashqai-t të tij, ata zbuluan një ndarje, hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tapetin e çatisë, në të cilën ishin fshehur dhjetë pako kokainë me peshë 10 kilogramë për një vlerë rreth 800 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark