×
  • Lajme
  • Aktuale

    Goditet biznesmeni i famshëm që ishte në arrati – Gjykata ia ndërprenë punimet Fatmir Graincës

    Insajderi
    08 April 2022 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka ndaluar punimet në ndërtimin e objektit 11 katësh kompanisë së multimilioneri Fatmir Grainca, i cili ishte në arrati për rastin “Brezovica”.

    Gjykatë të mërkuren mori vendim që të caktohet masa e përkohshme e sigurimit dhe ndalimin e punimeve të “Hit Petrolit”, pronë e Granicës, në ndërtimin e objektit kolektiv banesore prej 11 katësh.

    Gazeta Insajderi, e ka siguruar këtë vendim, në të cilin thuhet se është aprovuar propozimi i banorëve që e kanë paditur kompaninë lidhur me këtë objekt.

    Sipas gjykatës, banorët kanë alarmuar se janë të rrezikuar nga punimet në këtë objekt të madh, që ndodhet shumë afër shtëpive të tyre.

    “Banorët me anë të propozimit për caktim të masës kanë theksuar se janë të rrezikuar nga punimet dhe mund të shkaktohen dëm në shtëpitë e tyre, pasi që ta njëjtat janë në kufi me pacelën në të cilën është dhënë leja për ndërtimin e objektit të banimit kolektiv”, thuhet në arsyetimin e gjykatës që e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Ata sipas gjykatës pretendojnë se as komuna kur i ka dhënë leje kompanisë së multimilionerit Grainca nuk ka marrë pëlqimin e tyre.

    “Ndër të tjera thuhet se leja e dhënën ndërtimore nga komuna e Ferizajt është dhënë pa marrjen e pëlqimit nga banorët fqinjë, e që sipas dispozitave ligjore është obligative”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës.

    Gjykata ka arsyetuar vendimin e saj, me faktin se ka bazë për ndalimin e këtyre punimeve pasi eksizton rreziku se masën e ndalimit do të vështirësohej dukshëm realizimi i kërkesës.

    “Gjykata pas analizimit të pretendimit të palëve paditëse dhe vlerësimit të provave të cilat gjinden  në shkresat e lëndës erdhi në përfundim se propozimi i paditësve për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit për momentin është i bazuar nga fakti se ekziston rreziku që pa caktimin e saj do të vështirësohet dukshëm realizimi i kërkëse, përkatësisht ka konstatuar se ekzistimi i rrezikut real pa caktimin e masës së propozuar pala paditëse do të mund të pësojë ndonjë dëm të pariparueshëm”, thuhet në arsyetimin e Gjyaktës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vendimi i gjykatës erdhi vetëm pak ditë pas raportimit të Gazetës Insajderi, se Kompania e “Hit Petrol” e multimilionerit Fatmir Graica, i cili ishte në arrati, po terrorizon banorët e rrugës “Gëzim Sahiti”, në Ferizaj.

    Ndërmarrja e biznesmenit ferizajas, është duke ndërtuar një banesë 11 katëshe, midis plot shtëpive, gjë që i ka shqetësuar banorët e në pjesën e njohur si “Lagjja e Re”.

    Pikërisht për këtë çështje, banorët para disa ditësh e kanë bllokuar rrugën, në shenjë protestë për ndërtimin e lartë, që sipas tyre është duke u bërë në kundërshtim me ligjet dhe udhëzimet tjera të ndërtimit.

     “Ne si banor të lagjes jemi mbledh, për me shpreh pakënaqësinë tonë lidhje me ndërtimin e banesës, që po bëhet në rrugën tonë. Ndërtimi i kësaj banese nuk i ka përfillë, kushtet e udhëzimit administrativ, për normat teknike të planifikimit hapësinor. Lejimi i ndërtimit të kësaj ndërtese në kushte të tilla e vështirëson jetën tonë dhe e rrezikon jetën e banorëve në lagjen tonë”, ka thënë banori Valdet Haxhimusa, për televizionin Tema, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Nuk është marrë për baze lartësia e ndërtesë, vetë ndërtimi i kësaj banese rreth shtëpive të banimit është një kriter i mjaftueshëm që nuk duhet me u leju një ndërtese 11 katëshe. Nuk e di pse e kanë leju”, tha tutje Haxhimusa. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark