×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Goditet grupi që trafikonte armë nga Turqia, në pranga edhe dy shqiptarë

    Insajderi
    16 November 2020 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i shtrirë në Turqi-Bullgari dhe Shqipëri, i mbështetur dhe nga Europol ka shkatërruar një grup të trafikut të armëve të zjarrit.

    Policia shqiptare ne bashkëpunim me homologet rumunë dhe ata bullgarë ka arrestuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, ndërsa ka sekuestruar 191 pistoleta dhe 3714 karikatorë.

    Euronews raporton se armët e gjetura dhe që janë sekuestruar në Shqipëri variojnë nga çmimet 1000-2500 euro.

    Në operacionin e koduar ‘Bosfori’, të udhëhequr nga policia rumune u përfshirë 24 vende evropiane.

    Midis datave 2 dhe 11 nëntor operacioni 1-vjeçar ‘Bosfori’ u përmbyll me një aksion të përbashkët ku oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish, bën me dije Europol.

    Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime. Konkretisht, 11 persona janë vënë në pranga, ndërkohë që janë sekuestruar 191 pistoleta dhe një sasi e madhe municioni./alsat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark