×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditet kontrabanda në veri, policia kap afro 800 pula që po futeshin nga Serbia në të zezën

    Insajderi
    07 April 2024 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme ka parandaluar kontrabandimin e përreth 800 pulave, që po futeshin nga territori i Serbisë në Kosovë.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë policia, duke njoftuar se dy të dyshuarit që po bartnin pulat nga Serbia për në Kosovë janë të nënshtetësisë kosovare, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volkswagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

    “Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë”.

    Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës). /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark