Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për krim të organizuar ndërkombëtar në Kosovë.
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një shtetas të huaj brenda territorit të vendit, i cili ishte i kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u krye në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari dyshohet për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar.
Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Muhamed Portocarrero nga Gjermania, shtetas palestinez i dyshuar për kontrabandë ndërkombëtare me emigrantë, si pjesë e një grupi kriminal.
Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Insajderi.org/