Një aksion i madh kundër ryshfetit është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Insajderin detajet e aksionit.
Siç raportoi Insajderi, Isufaj pohoi se do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policorë dhe doganier.
“Do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policor. Ka edhe doganier të përfshirë. Aksioni sapo ka filluar. Bëhet fjale për dy pika kufitare”, ka thënë Isufaj për Insajderin.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti.
Aksioni është realizuar në pikat kufitare Qafe Morinë e Qafe Prush.
Për aksionin komunikatë ka lëshuar edhe vet IPK.
Siç bëhet e ditur nga komunikata për media operacioni i ka paraprirë hetimit një vjeçar nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet në komunikatë.