Insajderi
Botë

Goditje për Trumpin – Gjykata e Apelit merr një vendim për tarifat e vendosura

Insajderi
30 August 2025 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditje për Trumpin – Gjykata e Apelit merr një vendim për tarifat e vendosura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Apelit në SHBA, e ndarë në mendim, vendosi të premten se ishin të paligjshme shumica e tarifave të vendosura nga Donald Trump, duke minuar kështu përpjekjen e presidentit amerikan për ta përdorur politikën e tarifave si një mjet kyç në drejtimin e politikës ekonomike ndërkombëtare.

Gjykata lejoi që tarifat të mbeten në fuqi deri më 14 tetor, për t’i dhënë administratës Trump mundësinë të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.

Vendimi prek tarifat “reciproke” të Trumpit, të vendosura ndaj shumicës së vendeve në botë, si edhe tarifat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, raporton bbc.

Gjatë mandatit të dytë, 79-vjeçari e kishte kthyer politikën e tarifave në një shtyllë të politikës së jashtme amerikane, duke i përdorur ato për të ushtruar presion politik dhe për të rinegociuar marrëveshje tregtare me vendet eksportuese drejt Shteteve të Bashkuara.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark