×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Gojëdhënë popullore: “Hej, Zot, mos e hiq xhehenemin!”

    Insajderi
    13 May 2023 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gojëdhënë popullore

    (Sferkë, Prekorupë)

    Ni njeri shtatdhetë vjet ish lutë: “Hej, zot, hiqe xhehnemin!”. Zoti i tha hazreti Musás:
    – Shko n’filan vên. Aty e gjân ni njeri qi â’ tu’ u lutë qe shtatdhetë vjet: “He, zot, hiqe xhehnemin!”. Mshoji me ni shuplakë!
    Hazreti Musaja shkoi n’at vên edhe e gjet at njeri qi u lutke m’u hjekë xhehnemi. Kur iu afrue, i mshoi me ‘i shuplakë t’madhe: Ai njeri u kthye edhe e kqyri. S’e kish pá kurr ma përpara. Tha:
    – Hej, zot, mos e hiq xhehnemin!
    Hazreti Musaja i tha:
    – Pse thae: “Hej, zot, mos e hiq xhehnemin!” edhe e hupe lutjen e shtatdhetë vjetve për nj shuplakë?
    – Për çiftin tan, si m’rave shuplakë pa t’ba gja t’keqe, tek â’ xhehnemi i mirë, – i tha plaku. /ObserverKult/

    *Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I“ /ObserverKult/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark