Gold AG do që fëmija t’i lindë më 28 nëntor - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gold AG do që fëmija t’i lindë më 28 nëntor

    Insajderi
    13 October 2020 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Gold AG, këtë vit ka qenë mjaft i përfolur për jetën private, pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë dhe së shpejti pritet të bëhet baba.

    Reperi i njohur  në mars të këtij viti u martua me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra dhe tani çifti është në pritje të fëmijës së parë.

    Gold AG-u së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij private dhe për emocionet që ka rreth bërjes baba.

    Ndër të tjera ai tregoi se pret të bëhet baba në fund të muajit nëntor dhe shpreh dëshirën që fëmija të lindë, më 28 nëntor.

    “Fejesën e kemi bërë më një mars dhe kurorën më 5 mars. Po pres të bëhem baba diku në fund të nëntorit, ishalla më 28 nëntor”, u shpreh reperi.

    Gold AG-u po ashtu zbuloi se kishte planifikuar të martohej me ceremoni në qershor, por që anuloi gjithçka për shkak të pandemisë.

    Ndërkohë, ai ka qenë mjaft aktiv edhe me projekte muzikore, kënga e tij e fundit “Nuse” erdhi në bashkëpunim me Mergim Mjekun./Indeksonline/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark