Gazetari dhe analisti Valon Syla mbrëmë në “Debat Plus” ka zbuluar detaje për sulmin që është bërë ndaj tij pak ditë më parë derisa po ecte rrugës.
Ai po ashtu ka thënë se një pjesë e estradës ka nisur linçime ndaj tij, ndërsa më konkretisht flet për reperin Gold AG.
Megjithatë, Syla sqaron se e kupton artistin shqiptar dhe disa të tjerë pasi kanë përfitime nga klubet që janë jashtë Kosovës.
“E kem rastin e Gold AG që më shan, e kuptoj e ka treg diasporën mban mbrëmje në Rinora 4 e fiton diçka dhe natyrisht që bëhet pjesë e kësaj turme. Estrada jeton nga dasmat dhe nga zhvillimet në diasporë dhe fiton pare, por pse kjo”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, një reagim nga Gold AG nuk ka munguar duke shtuar, “Kur t’kruhet t’shkruhet”.
Theksojmë që Valon Syla u sulmua fizikisht të martën nga një person në qendër të Prishtinës.